Këshilli për etikë në mediumet e Maqedonisë i dënon shumë ashpër
të gjitha format e sulmeve fizike në të cilat janë të involvuar gazetarë dhe bën thirrje për përmbajtje dhe reagime të qeta ndaj çfarëdo lloj provokimesh nga cilado qendër e fuqisë, grupacione apo individë.
Në kumtesë theksojnë se gazetarët janë të obliguar t’i respektojnë vlerat e profesionit të vet, të mos nxisin dhunë me shkrimet e veta, as me sjelljen e tyre dhe asnjëherë të mos harrojnë se arma e tyre më e fortë është fjala.
“Na pret periudhë e trazuar e fushatës politike dhe tensioneve para zgjedhjeve lokale, kështu që KEMM bën thirrje për përgjegjësi maksimale në kryerjen e profesioneve publike. KEMM gjithashtu u bën thirrje mediumeve për qasje më serioze në raportimin, përkatësisht interesi publik të jetë kusht kryesor gjatë selektimit të temave që i prezantohen publikut. Përveç rolit informativ, mediumet kanë edhe rol edukativ, ato duhet ta pasurojnë diskursin publik, të ndikojnë në kultivimin e tij, e jo në uljen e nivelit të komunikimit publik dhe krijimit të atmosferës që nuk i ngjan një shoqërie bashkëkohore demokratike”, qëndron në kumtesë.
Theksojnë se para zgjedhjeve të fundit parlamentare një pjesë e madhe e mediumeve e nënshkruan Kartën për njoftim etik të Këshillit për etikë (https://www.semm.mk/novosti-4/2015-08-11-15-03-18/204-
2016-01-27-13-41-21, https://www.semm.mk/novosti-4/2015-08-11-15-03-18/212-2016-02-13-10-11-20 ) dhe KEMM udhëzon që e njëjta të respektohet maksimalisht.
Data 28.02.2025
Aktuale
- Mucunski nuk pret që rezoluta në KB të ketë pasoja në rrugën drejt anëtarësimit në BE
- Mickoski në Turqi në takim me Erdoganin, do të nënshkruhet deklarata politike për themelimin e Këshillit për Bashkëpunim
- Loredana shpërthen në lot për Jozin: Nuk do…
- Vranët dhe me diell, vende-vende riga shiu
- Konferenca e Komisioneve Parlamentare për Integrim, Elisa Spiropali: Shqipëria ka vetëm planin A, atë të Bashkimit Evropian
- Policia e Tetovës arreston persona për organizim të përleshjeve të qenve në fshatin Pallçisht
- Kallëzim penal ndaj drejtorit të Qendrës për Kulturë në Ohër, udhëtoi jashtë vendit pa nevojë me buxhet të shtetit
- Ali Ahmeti nga Çairi kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare bashkë me ato lokale