Gjykata Penale e pranoi akuzën për hyrjen e dhunshme në Kuvend më 27 prill të vitit të kaluar duke dhënë dritë jeshile që 30 personat e akuzuar të gjykohen për terrorizëm dhe kërcënim të rendit kushtetues. Në mënyrë plotësuese përmes sistemit AKMIS do të caktohet termin për fillimin e procesit. Në bankën e të akuzuarve do të ulen edhe pesë deputetët e VMRO-DPMNE-së, Krsto Mukovski, Sasho Vasilevski, Luben Arnaudov, Johan Tarçullovski dhe Lupço Dimovski. Në mesin e të akuzuarve është edhe ish drejtori i Byrosë për siguri publike, Mitko Çavkov.
Gjykata Penale
“Pas shqyrtimit të hollësishëm të gjitha ankesave të dorëzuara nga mbrojtja dhe të akuzuarit si dhe pas vlerësimit të provave dhe fakteve të paraqitura në aktakuzë, u morr vendimi me të cilin është aprovuar plotësisht aktakuza”.
Mes të akuzuarve janë edhe organizatorët e protestave “Për Maqedoni të përbashkët”. Solisti i operës, Igor Durllovski ishte në Gjykatë për t’u paraqitur pasi atij i është shqiptuar masa e kujdesit. Ai u takua me deputetin e VMRO-DPMNE-së, Johan Tarçullovski. Megjithatë ata vendosën të mos flasin për akuzën me të cilën ngarkohen lidhur me ngjarjet e 27 prillit.
Tarçullovski, a mundet një deklaratë rreth rastit?
Tarçullovski; Jo.
Çfarë prisni nga aktakuza?
Tarçullovski në dalje nga gjykata, u përshëndet edhe me ish kryeministrin Nikolla Gruevski duke shkëmbyer disa fjalë shkurt. Për ish shefin e kundërzbulimit, Sllobodan Bogoevski është kyçe që për ngjarjet e përgjakshme të vitit të kaluar llogari të japin edhe ata që kanë pasur motiv politik që të realizohet skenari për hyrjen e dhunshme në Kuvend.
Nëse nuk ulen në ulësen e prokurorisë, presidenti Gjorge Ivanov, ish kryeministri Nikolla Gruevski dhe kryetari i atëhershëm i Kuvendit, atëherë kjo vepër nuk do të ketë kuptim, nuk do të ketë qenie. Është e pamohueshme se këta persona e kanë shkelur ligjin, e kanë kryer veprën, por nëse nuk gjejmë përgjigjen kush e ka organizuar dhe porositur hyrjen e dhunshme në Parlament, atëherë e tërë procedura nuk do të kishte kuptim – tha Sllobodan Bogoevski- ish drejtor i Kundërzbulimit
Edhe pse akuza kaloi të gjitha filtrat e vlerësimit dhe u miratua nga Gjykata Penale, prokuroria edhe më tej nuk ka zbuluar kush është porositësi i dhunës në Kuvend. Sipas dokumentit, mobilizimi i njerëzve ka filluar kur Aleksandar Vasilevski- “Ninxha” ka marrë thirrje nga Vjena. Atij i ka telefonuar truproja e ish kryeministrit Gruevski i cili ka qenë për udhëtim zyrtar në Austri. Gruevski nuk e mohonte këtë bisedë dhe shpjegoi se truproja e tij dhe “Ninxha” janë vëllezër dhe se biseda ka pasur karakter familjar.
https://www.youtube.com/watch?v=ek28pU4_-kc

