Ministri për Transformim Digjital, Stefan Andonovski në seancën e sotme të Këshillit nacional për eurointegrime e kanë prezantuar progresin në kuadër të Axhendës reformuese, duke përfshirë ligje kyçe dhe politika, që janë në përputhje me standardet evropiane dhe të cilat kontribuojnë për integrim më të shpejtë të shoqërisë sonë drejt Bashkimit Evropian.
Andonovski informoi se deri më tani janë miratuar katër ligje që janë në kompetencë të Ministrisë për Transformim Digjital.
“Nga njëra anë, kam një detyrë sfiduese dhe nga ana tjetër, një detyrë pak më të lehtë se kolegët e mi të tjerë, sepse po flasim për ligje dhe ndryshime vërtet komplekse në sjelljen si të institucioneve ashtu edhe të administratës publike, por edhe në sektorin privat, por në të njëjtën kohë, këto nuk janë çështje politike. Shumë shpesh, ato janë pyetje në lidhje me përparimin e përgjithshëm të shoqërisë maqedonase. Kjo ka të bëjë me ndryshimet në katër ligje, përkatësisht miratimin e dy ligjeve krejtësisht të reja dhe ndryshimet dhe plotësimet në dy ligje të tjera. Ligji i parë për të cilin jam veçanërisht krenar është Ligji për sigurinë e rrjeteve dhe sistemeve të informacionit. Kjo rrjedh nga detyra jonë e parë në axhendën e reformave. Është krijimi i një kuadri gjithëpërfshirës të sigurisë kibernetike. Ne e kemi përfunduar me sukses elementin e parë dhe ishte pjesë e angazhimit tonë të parë. Ne miratuam strategjinë kombëtare të sigurisë kibernetike, plotësisht në përputhje me miqtë tanë evropianë dhe euroatlantikë, në fund të dhjetorit 2024. Ne jemi i vetmi vend që, për fat të keq, nuk ka miratuar një ligj të tillë në të gjitha këto vite. Dhe kjo është hera e parë që është vënë në vend ky kuadër ligjor për sigurinë kibernetike. Ky ligj është në procedurë qeveritare dhe është në përputhje me Direktivën NIS 2 dhe është ende i disponueshëm si një version draft i ENER. Pres që faza përfundimtare të jetë gati deri javën e ardhshme dhe të miratohet nga Qeveria”, tha Andonovski në debatin për Statusin e zbatimit të Axhendës reformuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut (2024-2027), hapat dhe sfidat e ardhshme.
Ligji i dytë, siç potencoi, ligj plotësisht i ri për komunikime elektronike, i cili harmonizohet me Direktivën KOD të Bashkimin Evropian dhe i cili duhet ta mundësojë dhe ta lehtësojë vendosjen e infrastrukturës digjitale.
Ligji për dokumente elektronike, identifikim elektro nik dhe shërbime të besueshme do të thotë mundësim i identifikimit elektronik të qytetarëeve. “Kjo me të vërtetë është e rëndësishme për shkak se do të na mundësojë krijim të portofol digjital, i cili do të thotë se të gjitha dokumentet e qytetarëve do të mund të kenë qasje në formatin elektronik, e pastah të vendosim edhe nënshkrim elekronik digjital për qytetarët”, tha Andonovski.
Ligji i katërt është ËLigji për veprimtari arkivore, i cili, siç theksoi Andonovski nuk është harmonizim kryesisht vetëm me direktivat ose rregulloret e BE-së, por bëhet fjalë për mundësim të arkivimit elektronik.
Ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani, sot në seancën e Këshillit kombëtar për eurointegrime tha se Axhenda e reformave për periudhën 2024 – 2027, e cila rrjedh nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, nuk është më një dokument në letër, por një detyrim i përditshëm i institucioneve dhe një kornizë teknike për reforma specifike në disa sektorë. Murtezani theksoi se ne nuk jemi më një vend që vetëm planifikon integrimin evropian, por e zbaton atë.
“Sot po flasim nga një pozicion rezultatesh konkrete. Ne flasim nga një pozicion përvoje, vendosmërie dhe pune të strukturuar që transformon realitetin. Maqedonia e Veriut nuk është më një vend që thjesht po planifikon integrimin evropian, ne tashmë po e zbatojmë atë. Agjenda jonë e reformave për periudhën 2024 – 2027, e cila buron nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, nuk është më një dokument në letër, por një detyrim i përditshëm i institucioneve, një udhërrëfyes i vizionit politik dhe një kornizë teknike e reformave konkrete që ndryshojnë mënyrën se si funksionojnë sektori publik, komuniteti i biznesit, gjyqësori, arsimi dhe energjetika. Maqedonia e Veriut tashmë ka marrë njohje nga Bashkimi Evropian si vendi i parë në rajon që ka marrë parafinancim në përputhje me Planin e rritjes. Ky nuk është një gjest simbolik, por një njohje e drejtpërdrejtë se kjo Qeveri di të krijojë, prezantojë dhe zbatojë reforma që janë koherente, të besueshme dhe të matshme, theksoi Murtezani.
Antoni Peshev nga Oda Ekonomike theksoi se Ministria për Transformim Digjital duhet të vazhdojë në drejtim të reformave me shpejtësi dyfish më të madhe jo për shkka të asaj që Maqedonia ka nevojë për reforma vetëm për shkak të hyrjes në BE, por, siç tha për shkak të kësaj vendi ka nevojë për reforma menjëherë për shkak të funksionimit të shtetit si trup funksional.
“Ne jemi i vetmi vend në botë ku nëse diçka nuk rregullohet, atëherë është e ndaluar. Gjithkund në botë, nëse diçka do të ndalohet duhet të rregullohet. Ndalohet vetëm ajo që është e rregulluar. Dhe për këtë kemi rënë në një kurth që aktualisht e vendos administratën mbi çdo nismë që ekziston në vend. Nuk kam dëgjuar, deri më tani përveç faktit që gjyqësori është në një gjendje të mjerueshme, gjë që nuk dua ta them, mendoj se segmenti kyç në këtë shtet është të provojmë të dalim nga kthetrat e administratës e cila na mbyt kaq egër. Unë mendoj se kemi një administratë të stërmadhe, e cila ka shumë autorizime të forta, e cila përveç të drejtave ligjore që ka, i lejon vetes ta plotësojë të gjithë këtë me dekrete që nuk kanë asnjë vlefshmëri ligjore”, tha Peshev.
Ai apelon që institucionet kompetente në vend të mos i ndërpresin reformat, por t’i shumojnë, përshpejtojnë dhe rregullojnë.
Mendoj se administrata na vrau dhe ky është burimi kryesor i korrupsionit që është një nga pikat për dështimin tonë në BE. Kur të pranojmë të përfshijmë bullgarët në Kushtetutën tonë, do të hapen çështje tjera në korrupsion do të jetë shumë lartë në atë agjendë. Ndërsa korrupsoni më shumë se gjithçka vjen nga mënyra në të cilën i zbatojmë ligjet. Le të përpiqemi ta bëjmë shtetin një vend të mirë për të jetuar qofshim apo jo në BE, se e dini sa herë më kanë thënë këtë dhe ne do të jemi anëtarë të BE-së. Ja po ndodh këtu. Tani një anëtar nuk dëshiron të na pranojë. Cila është garancia që një shtet anëtar nuk do ta bëjë këtë pasnesër dhe ne duhet të kemi një shtet funksional që do të funksionojë edhe pa BE? Duhet ta marrim seriozisht këtë çështje dhe të fillojmë të punojmë intensivisht, pikë për pikë, se si ta bëjmë këtë vendin tonë dhe pastaj do të pranohet nga të gjithë të tjerët”, tha Peshev.
Kryetari i Këshillit Nacional për Integrime Evropiane, Venko Filipçe tha se ky këshill është një mundësi e shkëlqyer dhe platformë të bashkohen kapacitetet e të gjithë faktorëve në vend, jo vetëm partitë politike dhe sektori civil, universitetet, shkenca, fondacionet e ndryshme të cilat kanë pjesëmarrje në këtë proces. Ai beson se me bashkimin e kapaciteteve, rruga eurointegruese mund ta përshpejtojë cilësinë e atij procesi të rritet duke e marrë parasysh ekspertizën e të gjithëve që mund ta japin kontributin e tyre.
“Qëllimi është vërtetë konstruktiv. Ideja është e mirë. Shpresoj se do të arrijmë ta zhvillojmë atë platformë. Në rrugën integruese kemi shumë sfida. Ndërsa një nga sfidat është konsensusi politik në lidhje me procesin rreth ndryshimeve kushtetuese. Unë dola me një propozim për takimin e liderëve para disa ditësh, ideja e të cilit ishte të diskutohen disa punë të cilat besoj se po qarkullojnë dhe kërkojnë interpretim të përbashkët dhe adekuat. Së pari është pjesë e protokolleve në propozimin francez, rreth punës së komisionit historik, interpretimi nëse është ose jo arsye që të ndalen negociatat në momentin e dhënë, pastaj mundësia që ndoshta puna e komisionit historik mund të përmirësohet me praninë e ekspertëve nga vende të tjera si Gjermania, Polonia dhe Austria të cilat kanë përvojë në një punë të tillë në vendet e tyre dhe sa më shumë të shmanget subjektivizmi në punën e atij komisioni. Nuk do të ndalem së qeni konstruktiv në atë fushë dhe me propozime, zgjidhje të propozuara se si mund ta zhbllokojmë bashkërisht atë pjesë të rrugës së integrimit evropian”, tha Filipçe.
Deputeti i “Frontit Evropian”, Ilir Demiri falënderoi ambasadorët e pranishëm të Polonisë dhe Francës për mbështetjen që e japin për vendin tonë drejt rrugës së BE-së. Demiri thekson se procesi i integrimit të vendit në BE është i bllokuar dhe nuk ka interesim për progres për reforma në vend.
“Axhenda reformuese thekson angazhimin e Maqedonisë së Veriut për zbatimin e reformave të suksesshme që të kompletohet procesi për integrimin në BE. Procesi i skriningut dypalësh filloi në vitin 2022 me hapjen e negociatave për anëtarësim. Këtu kemi një klauzolë që duhet të ndryshohet në Kushtetutë dhe përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë për hapjen e nënkapitujve. Me këtë nënkuptoj se procesi i integrimit të vendit në BE është i bllokuar dhe nuk ka interesim për progres për reformat në vend. Ku kemi qëndruar me zbatimin e Agjendës së reformave, sfidat kryesore që e pengojnë këtë Agjendë Reformuese, Maqedonia e Veriut është kandidate për anëtarësim në BE tash e 15 vjet. Përshpejtimi i konvergjencës së sektorit ekonomik dhe sociologjik është në interesin kombëtar dhe do të sjellë shumë përfitime për integrimin në tregun e përbashkët, dhe kjo është një sfidë e rëndësishme për Maqedoninë, e cila kërkon reforma të mëdha dhe jo vetëm ndryshime strukturore. Pas polarizimit politik dhe mungesës së konsensusit për ndryshimet kushtetuese për hapjen e kapitujve me BE-në, qëndrueshmëria e interesave të brendshme që përfitojnë nga kjo status quo pengon gjithmonë reformat, edhe pse kërkesat e qytetarëve janë për një inkuadrim më të shpejtë në Bashkimin Evropian. Ky është edhe interes shtetëror i Maqedonisë. Zbatimi i këtyre kërkesave, siç janë kërkesat bullgare për identitet dhe ndryshimin e historisë dhe ku qëndrojmë me realizimin e agjendës që është paraparë për realizimin e këtij projekti. Ne jemi të kushtëzuar me ndryshime në këto pako, me pjesën financiare dhe me grante”, tha Demiri.
Halil Snopçe, deputet i Aleancës për Shqiptarët tha se është mirë të dëgjohet kur ka optimizëm dhe se diskutohet për deklarata të tilla se po zbatohen reforma dhe po përgatiten ligje. Ai theksoi se këto diskutime janë shumë të domosdoshme, por pa kurrfarë efekti dhe vlerë nëse, siç tha, ne nuk e hapim temën dhe nuk diskutojmë seriozisht për ndryshimet kushtetuese dhe nevojën e konsensusit.
“Javën e kaluar apo dhjetë ditë më parë patëm rastin të dëgjojmë drejtpërdrejt nga përfaqësuesit më të lartë Antonio Koshta, i cili shprehimisht shprehu mesazhin e drejtpërdrejtë të kryeministrit Hristijan Mickoski – “Nuk ka marrëveshje tjetër. Duhet të zbatoni atë që kemi rënë dakord. Nuk ka alternativë tjetër për rrugën evropiane. Duhet të zbatoni reformat dhe ndryshimet kushtetuese për të ecur përpara”. Zoti Koshta, si përfaqësuesi më i lartë i komunitetit ndërkombëtar, përveçse kërkoi zbatimin e reformave, theksoi drejtpërdrejt dhe shprehimisht nevojën e ndryshimeve kushtetuese. Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari shprehu mospajtimin e tij për mos zbatimin e reformave dhe ndryshimin e Kushtetutës dhe dha dorëheqjen. Për të vazhduar gjërat duhen ndryshime kushtetuese. Kjo është një lidhje, ato nuk shkojnë bashkë. Kot po flasim për reforma dhe agjendë, sigurisht që janë shumë të rëndësishme, por nëse fillimisht nuk japim një sinjal se jemi të gatshëm t’i zbatojmë këto ndryshime kushtetuese, imagjinoni që një vit më parë ishim shumë më afër ndryshimeve kushtetuese se sa jemi tani pas qeverisë së re”, tha Snopçe.
Murtezani në përgjigje të Snopçes, theksoi se implementimi i Agjendës reformuese për ndryshimet kushtetuese nuk duhet të efektuohet. Potencoi se absolutisht nuk është e vërtetë. Theksoi se shumë anëtare të BE-së, Planin për zgjerim nuk e kanë ndërlidhur me çështje bilaterale. Murtezani theksoi se këto dy procese shkojnë në drejtim të njejtë, por nuk janë të lidhura.
Ivanka Vasilevska, deputete e VMRO-DPMNE-së theksoi se është shumë e zhgënjyer kur dëgjon se në një debat të këtillë kompleks nga lideri i opozitës marrin porosi në të cilën jo vetëm që do ta zgjasim agoninë me komisione historike, por do t’i sendërtojmë edhe me ide të reja të cilat, siç tha, vihen në tryezë pa u parë të gjitha konsekuencat, ndërkaq në atë mënyrë e rrënojnë dinjitetin e shkencës maqedonase si dhe shkencëtarëve dhe hulumtuesve maqedonas.
Deputetja e Lëvizjes ZNAM, Vesna Bendevska theksoi se për ta është shumë me rëndësi të bëhemi anëtare e barabartë e BE-së nën kushte të njejta siç janë bërë anëtare të gjitha vendet e tjera me respektim të kritereve të Kopenhagës.
Filipçe në fillim të mbledhjes së Këshillit nacional për eurointegrime shprehi keqardhje që nuk është i pranishëm ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov, i cili, siç tha, edhe krahas asaj që është një prej ministrave kyç dhe përgjegjës për punën e Agjendës reformuese, shumë ligjeve të rëndësishme nga fusha e jurisprudencës edhe përkundër njoftimit me kohë, vendosi të mos vijë në mbledhje.
Edhe deputeti I VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski kritikoi mungesën e ministrit Fillkov. Potencoi se obligim I ministrave është të marrin pjesë në aktivitetet punuese të Kuvendit.
“E përshëndes praninë e dy ministrave në mbledhjen e sotme sepse siç tha, me praninë e këtillë njeriu mund t’i prëgjigjet edhe kritikës, këshillës dhe lavdëratës dhe propozimit për zgjidhje të sfidave të caktuara. Nuk mundet dy ministra të kenë kohë të jenë të pranishëm, dhe kryeministri gjithashtu të jetë i pranishëm në debatin mbikëqyrës në Kuvend, ndërsa një kolegë tjetër i tyre minister të mungojë për të disatën herë. Konsideroj se edhe ju në Qeveri të flisni pak me kolegët e tjerë ministra të kenë parasysh se është obligim i tyre, nuk është zgjedhje apo detyrë fakultative, obligim, të jenë të pranishëm para Kuvendit, tha Milloshoski.