Në seancën e 39-të me radhë të Këshillit të Komunës së Gostivarit, këshilltarët me shumicë prej 29 votash miratuan propozim – vendimin për ndarje të mjeteve financiare për familjen Miftari nga fshati Simnicë, në vlerë prej 180 mijë denarë.
Në drejtim të ndarjes së mjeteve financiare nga buxheti i Komunës së Gostivarit, këshilltarët miratuan propozim – vendimin për ndarjen e mjeteve financiare për Klubin e futbollit “Gostivari”,me vlerë prej 1 milion denarë. Klubi i Gostivarit, në stinorin e ri do të garon në ligën e dytë republikane.
Mjete financiare u ndanë edhe për dy shkollat e mesme publike të Komunës së Gostivarit, Gjimnazin dhe Shkollën Ekonomike. Këshilltarët miratuan propozim – vendim për ndarjen e mjeteve financiare Shkollës së Mesme Komunale “Gostivari”, edhe atë 145 mijë denarë për procesin e mbikëqyrjes të sallës sportive, si dhe 313 mijë denarë për rinovimin të sistemit të nxemjes qendrore. Po ashtu, u aprovua propozim – vendimi për ndarjen e mjeteve financiare SHMEK”Gostivar”– Gostivar, me vlerë 90 mijë denarë për rinovimin e shkollës.
Me shumicë votash, u miratuan propozim – konkluzionet për dhënie pëlqim vendimit për miratimin e raporteve financiare të NP “Parkingu i qytetit dhe gjelbërim”, dhe NP “Komunalec”.
Nga sfera e urbanizimit, këshilltarët miratuan propozim – vendimin e PDU-së për Bllok 19, KK Gostivar 1 – për periudhën e planit (2016-2021), sipërfaqe të përfshirjes (31.845 ha), si dhe disa propozim – vendime për sjelljen e dokumentacionit planor urbanistik dhe për sjelljen e dokumentacionit planor urbanistik për persona fizikë.