Qeveria ka marrë propozim nga Këshilli i sigurisë që sa më shpejt të rishikojë sistemin për menaxhim me krizat. Nga kabineti i Presidentit Stevo Pendarovski njoftojnë se Qeverisë i është propozuar që të formojë grup pune i cili do ta shikojë gjendjen e sistemit për menaxhim me krizat dhe të propozojë masa konkrete për menaxhimin me efikas dhe më funksional të krizave. Propozimi ka pasur si pikënisje menaxhimin me zjarret gjatë muajve të verës. Këshilli i sigurisë ka diskutuar edhe mbi situatën me refugjatët afganë. Institucionet kompetente kanë raportuar para këshillit të sigurisë për masat që kanë ndërmarrë për kontrollimin dhe verifikimin e shtetasve afganë që janë strehuar në vend. Maqedonia ka strehuar 149 refugjatë afganë në disa hotele në vendin tonë.
– Advertisements –