Partitë më të mëdha politike nuk mendojnë se duhen zgjedhje të reja për këshillin e Qytetit të Shkupit, pas përplasjeve mes OBRM-PDUKM-së e Danella Arsovskës. Nga partia e Miskovskit thonë se në organet partiake nuk diskutohet kjo çështje. Thonë se edhe pse nuk janë të kënaqur me punën e deritanishme të Arsovskës, në Këshill do të vazhdojnë të mbështesin vetëm ato projekte që janë në të mirën e qytetarëve.
“Gjithçka që është e mirë do të vazhdojmë ta mbështesim edhe në të ardhmen. Se kemi këndvështrime të ndryshme, kemi. Ndonjëherë rrugët mund të na ndajnë, por mendoj se projektet duhet të vazhdojnë të zhvillohen”, deklaroi Vllado Misajllovski, Nënkryetar i OBRM-PDUKM-së.
“Vendimi i Qytetarëve më zgjedhjet lokale të vitit 2021 ishte që LSDM në Shkup të jetë opozitë. Lidhja socialdemokrate e Maqedonisë këtë vendim të qytetarëve e ka respektuar dhe kështu do të jetë edhe në të ardhmen. Mbesim që në korniza të këshillit të Qytetit të Shkupit, të veprojmë si opozitë, duke i mbrojtur interesat e qytetarëve”, thonë nga LSDM.