Pesë ish prokurorë të Prokurorisë Speciale u avancuan. Fatime Fetai dhe Burim Rustemi u zgjodhën për prokurorë të lartë kurse Lile Stefanova, Artan Ajro dhe Trajçe Pelivanov do të merren me krimin e organizuar dhe korrupsionin. Në Prokurorinë e Lartë do të hyjë edhe shefi i Prokurorisë së Shkupit, Sasho Rajçev kurse deri në zgjedhjen e Kryeprokurori të ri të Prokurorisë Publike- Shkup, do të emërohet ushtrues detyre.
– Advertisements –

Prokuroria e lartë publike
Fatime Fetai
Burim Rustemi
Snezhana Bundalevska Georgieska
Naum Panovski
Sasho Rajçev
Prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar:
Lile Stefanova
Natasha Pop Trajkova
Artan Ajro
Trajçe Pelivanov
Katerina Kolareviq
Alsat që dje e publikoi listën e prokurorëve të zgjedhur. Kreu i këshillit pretendon se nuk ka pasur presion politik për ngritje në detyrë, megjithëse katër nga anëtarët e trupit që emëron, promovon dhe shkarkon prokurorët, vijnë nga partitë.
Vendimmarrja nuk është vetëm në dorën e prokurorëve publik, por sipas ligjit, delegohen edhe njerëz nga anash që nuk janë prokurorë publik, që me të drejta të plota marrin pjesë në zgjedhje. Prej meje nuk janë absolvuar qëndrime dhe mendime politike, apo dikush nga anëtarët e Këshillit ka thënë diç të tillë, se ndaj tij është kryer presion eventual nga partitë politike. Ja për mua flas personalisht, nuk është kryer kurrfarë presioni lidhur me zgjedhjen- deklaroi Aco Kolevski- kryetar i Këshillit të prokurorëve publik.
Njëkohësisht me votimin e prokurorëve, Këshilli votoi gjashtë gjykatës të ri që mbaruan Akademinë e gjykatësve.
Të gjashtë kandidatët kishin aplikuar edhe për Gjykatën Civile edhe për atë Penale. Kështu, Këshilli vendosi që të njëjtët kandidatë duhet të shpërndahen në Gjykatën Themelore Civile- Shkup dhe Gjykatën Themelore Penale- Shkup- pohoi Milazim Mustafa- nënkryetar i Këshillit gjyqësor.
Në Këshillin Gjyqësor nuk është paraqitur asnjë kandidat që të gjykojë në Berovë, Krushevë dhe Vinicë.
Igor Stefanovski