07 March
Seanca e Këshillit të Prokurorëve Publik është shtyrë edhe sot. Nuk ka shpjegim zyrtar se përse Këshilli nuk është mbledhur. Kryetari Peter Anevski nuk dha deklaratë për mediat. Përmes sigurimit i njoftoi gazetarët se mbledhja është shtyrë për të enjten.
Sot në rend dite ishin lëndët “Puçi” dhe “Sopoti”. Këshilli u desh të debatojë për tërheqjen e akuzave kundër Zoran Zaevit dhe të përcaktojë nëse Prokuroria Speciale ka juridiksion për ta marrë përsipër rastin “Sopoti”.
Tani për tani nuk ka asnjë informacion zyrtar nëse Janeva do ti japë dokumentet e “Puçit” siç kërkohet nga Këshilli i Prokurorëve Publik.