Këshilli i Prokurorëve Publikë në seancën e sotme miratoi dorëheqjen e prokurores Lençe Ristoska nga Prokuroria Publike e Shkupit, pasi ajo vetë kishte kërkuar ndërprerjen e funksionit. Kryetari i Këshillit, Bashkim Besimi, theksoi se vendimi u miratua pa debat.
MARKETING
Po ashtu, Këshilli vendosi t’ia zgjasë mandatin anëtares Keti Petkova deri më 26 korrik 2027, në përputhje me ligjin. Vendimi erdhi pasi institucionet përkatëse konfirmuan se ekziston bazë ligjore për vazhdimin e mandatit të saj. Gjatë shqyrtimit të kësaj çështjeje, Petkova nuk mori pjesë në diskutim.
Ndërkohë, prokurores Julijana Misevska iu ndërpre funksioni për shkak se i plotësoi kushtet për pension. Ky vendim u miratua unanimisht nga anëtarët e Këshillit.

