09 May
Këshilli i Prokurorëve Publik sot anuloi mbledhjen në të cilën duhej të bënte publike shpalljen për shef të ri të Prokurorisë Publike-Shkup. Tani për tani arsyeja e anulimit nuk dihet. Seanca u shty për më 16 maj.
Arsyeja e mbledhjes së sotme të Këshillit ishte skadimi i mandatit katërvjeçar të kryetares së Prokurorisë Publike-Shkup, Gordana Geshovska. Geshovskës mandati i skadon më 15 maj.
Pikërisht Geshovska udhëheq me lëndën që ka të bëj me ndodhitë brenda dhe jashtë parlamentit, më 27 prill. Alsat deri më tani ka bërë publike dy skenarë, Geshovska të mbetet në funksion edhe 6 muaj, apo të zëvendësohet nga zëvendësi i saj nga Prokuroria.
Geshovska për opinionin është e njohur përmes rasteve “Monstra”, “Nikolla Mlladenov” dhe “Merimanga”.