25 May
Kryetari i Këshillit të Prokurorëve Publik Petar Anevski mori sinjalet e para humbjen e shumicës së anëtarëve brenda Këshillit. Kjo pasi në mungesë të numrave, Këshilli nuk arriti të kalojë rendin e ditës nga i cili pritej të vendosej se kush do të drejtojë Prokurorinë e lartë Publike të Shkupit. Kryetari i Këshillit, Petar Anevski theksoi se anëtarët mbivotuan rendin e ditës nën arsyetimin se deri në formimin e Qeverisë së re, nuk mund të emërohen prokurorë të ri.
Një numër i caktuar i anëtarëve theksojnë se duke u bazuar në nenin 8 të Kodit Zgjedhorë, derisa nuk formohet Qeveria e re nuk mund të zgjedhim prokurorë të ri, të shkarkojmë dhe nuk mund të shpallim konkurs – deklaroi Petar Anevski, Kryetar i Këshillit të Prokurorëve Publik.
Kryetares së Prokurorisë së lartë Publike të Shkupit,Gordana Geshkovska i skadoi mandati më 16 maj. Për vazhdimin e mandatit të saj nevojiten 2/3 e votave. Prokuroria e Lartë e Shkupit nuk është organi i vetëm i akuzës i cili është pa kryetar. Anevski thotë se periudha e tej zgjatur zgjedhore ka vështirësuar punën në disa prokurori.
Në Prokurorinë e lartë Publike të Shkupit gjendja është alarmante, pra kemi mungesë të prokurorëve. Në atë organ duhet të zgjidhen dy prokurorë publik. Gjendja është alarmante gjithandej, jo vetëm në Prokuroritë Themelore, por deri diku edhe në atë republikane ku për momentin mungojë tre prokurorë dhe të njëjtit duhet zgjedhur – tha Anevski.
Në lidhje me emërimin e me kryetarit të ri të Prokurorisë së lartë Publike të Shkupit, , Alsat M kohë më parë nga burime relevante mësoi se në vendin e Gordana Geshkovskës, me intervenim të kryeprokurorit Marko Zvërlevski është tentuat të emërohet shefja e kabinetit tij, Bisera Lazarevska. Skenari nuk mbaron me kaq. Zvërlevski kishte parashikuar se në rast se Lazarevska nuk pranohet nga anëtarët e Këshillit, në vendin e saj të emërojë ish avokaten Vesna Jovanovska. Për momentin me Prokurorinë e lartë Publike të Shkupit udhëheq Jovan Cvetanovski, zëvendës i Gordana Geshkovskas, ndërsa kjo e fundit edhe për 6 muaj do të ushtrojë e detyrën e saj por nuk ka të drejtë të merr lëndë te reja. Së fundi Geshkovska është duke hetuar ndodhitë e 27 prillit në Kuvend, ndërsa më herët për opinionin u bë e njohur si prokurore e rasteve “Monstra”, pronarit të televizionit A1 Velija Ramkovski dhe “Nikolla Mlladenov”.
Adrian Kerimi

