Këshilli për Ndjekjen e Zbatimit të Strategjisë për Gjyqësinë me të cilin do të kryesojë kryeministri, Zoran Zaev do të ketë të paktën 20 anëtarë, thonë burimet nga Ministria e Drejtësisë për TV Telma, transmeton aktuale.mk.
Planifikohet që dy anëtarë të jenë profesorë të drejtësisë ndërsa të tjerët kryetar të gjykatave, krerët e prokurorive, përfaqësuesit e organeve dhe trupave të prokurorisë dhe gjyqësorit, ose siç paralajmëroi kryeministri Zaev, disa praktikues nga gjyqësori.
Sipas burimeve të TV Telma, planifikohet që anëtar të jenë gjithashtu edhe ministrat e drejtësisë, MPB dhe financave. Megjithatë përbërja përfundimtare ende nuk është shpallur e as nuk dihet kur do të fillojë edhe pse njoftimet fillestare ishin deri në fund të janarit.
Edhe ky organ i ri duhet të kujdeset për zbatimin e reformave dhe të jetë vazhdim i këshillit të mëparshëm të reformës i përbërë nga ekspertë ligjorë të cilët u shpërndanë së fundi dhe pas kritikave dhe dorëheqjet e disa prej profesorëve. Ministri i Drejtësisë tha se ato ishin qëndrime personale të individëve ndërsa këshilli ishte i suksesshëm, pasi u miratua strategjia për gjyqësorin.