Çmimi i lartë i karburanteve ka bërë që shumë qytetarë të gjejnë mënyra nga më të ndryshmet për ti shpëtuar atyre. I tillë ka qenë rasti i një 61-vjeçari nga Tirana, i cili është paraqitur në një pikë karburanti në kryeqytet me kartëmonedha të falsifikuara me qëllim mbushjen e makinës me karburant.
Plani ka funksionuar përgjysmë, pasi punonjësi i karburantit i ka mbushur makinën dhe më pas ka konstatuar se kartëmonedhat e paguara ishin false duke njoftuar policinë, e cila arrestoi menjëherë 61-vjeçarin.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. H., 63 vjeç, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”, pasi në një karburant, ka bërë pagesë me një shumë eurosh të dyshuar të falsifikuar”, njofton Policia e Tiranës.



