Gjykata e Durrësit ka shtyrë seancën gjyqësore për shqyrtimin e kërkesës së Arbër Paplekajt, i cili ka kërkuar lirimin me kusht nga qelia. Shkak për shtyrjen është bërë mungesa e përfaqësuesit të Shërbimit të Provës, një element i domosdoshëm për vijimin e procedurës.
Seanca e radhës është caktuar për datën 19 shtator, ora 09:45.
Paplekaj u dënua nga Gjykata e Apelit me 7 vjet burg për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, ngjarje e ndodhur më 21 prill 2021 në Elbasan, vetëm katër ditë para zgjedhjeve parlamentare. Fillimisht ai ishte dënuar me 22 vite burg nga Gjykata e Elbasanit për vrasje në rrethana cilësuese, por Apeli pranoi argumentin e vetëmbrojtjes, duke e rikualifikuar veprën në “vrasje në kushtet e tronditjes së fortë psikike”.