Partia “Македонски концепт” (Koncepti Maqedonas), si pjesë e koalicionit qeverisës dhe forcë e theksuar e djathtë, ka dalë me qëndrim zyrtar për nevojën e një ristrukturimi të thellë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, duke propozuar reduktim të numrit të ministrive dhe bashkim të resorëve të ngjashëm në njësi më funksionale dhe më të përgjegjshme
Në deklaratë thuhet se është koha që shteti të ndërtohet mbi parimin “më pak ministri, më shumë përgjegjësi”, duke i dhënë fund modelit të “qeverive të fryra” dhe administratës joproduktive që sipas tyre është trashëgimi e menaxhimit të majtë dhe komunist.
Si parti autentikisht e djathtë, ne kërkojmë një qeveri të vogël, të fortë dhe efikase, ku çdo funksionar do të mbajë përgjegjësi reale për resorin e tij. Që nga viti 1945, Maqedonia nuk ka pasur një qeveri të vërtetë të djathtë në kuptimin esencial të fjalës. Është koha të ndryshojë kjo”, thuhet në reagim.


