Një shtetas i Maqedonisë së Veriut, pas të cilit ishte lëshuar urdhër arrest evropian dhe kërkohej nga autoritetet gjermane për pjesëmarrje në grabitje dhe vrasjen e një burri 81 vjeçar në shkurt të këtij viti në Gjermani, u arrestua mbrëmë në Greqi, derisa përpiqej të hynte në territorin grek, njoftoi agjencia greke e lajmeve ANA-MPA, raporton korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Sipas dokumenteve nga autoritetet gjermane, siç shkruan ANA-MPA, bëhet fjalë për një burr 34 vjeçar nga vendi, i cili së bashku me bashkëkombasit e tij ka qenë në udhëtim pune në një qytet të vogël në shtetin federal Hesen dhe qëndronin në një nga dhomat që i ndjeri 81-vjeçar i jepte me qira.
Vrasja ishte kryer më 9 shkurt, kur autorët e kanë lidhur viktimën, ia kanë mbyllur gojën dhe kanë vjedhur para nga shtëpia e tij, derisa 81 vjeçari ndërroi jetë nga mbytja.
Burri për të cilin ishte lëshuar urdhër arresti evropian, u arrestua mbrëmë në pikën kufitare Evzoni në përpjekje për të hyrë në territorin grek.
Pas arrestimit, 34-vjeçari do të paraqitet para prokurorit publik në Selanik, me qëllim fillimin e procedurës për ekstradimin e tij në Gjermani.