Institucionet shtetërore dhe fetare mos të luajnë me fatin e nxënësve të Medresesë “Isa Beu”
Të nderuar qytetarë të Repulikës së Maqedonisë Veriore, të dashur ish-medresantë
Jemi të detyrauar të kërkojmë ngase është e drejtë e çdo njeriu që të kërkojmë një të drejtë që po na shkelet gjatë 30 viteve të fundit.
Tashmë një kohë të gjatë po neglizhohet dhe po shkelen padrejtësisht të drejtat elementare ndaj nxënësve të shkollës fetare islame, dhe kjo vazhdimisht po bëhet duke mos e pranuar akreditimin e medresesë “Isa Beu”, ndërsa kjo më tepër tregon mllefin e institucioneve shtetërore ndaj gjeneratave fetare.
Republika e Maqedonisë së Veriut, si shtet multietnik dhe demokratik nuk e ka të drejtën e poshtërimit të një sistem arsimi me bazë fetare. Shumë vite me radhë kemi kërkuar në mënyra të ndryshme ndaj këtij fenomeni, por si duket asgjë nuk po merret parasysh, e as që po përfillet gjeneratat fetare.
Në një shtet ku arsimi i mesëm është i detyrueshëm, e ndërsa në anën tjetër nuk e pranon arsimin tënd, kjo më tepër tregon çrrënjosjen e sistemit shtetëror dhe institucioneve fantile të saj.
Andaj, ne ish-nxënësitë e Medresesë “Isa Beu”, e ndjejmë si obligim moral dhe qytetar, që të kërkojmë të drejtën tonë të mohuar sa e sa vite. Me këtë rast, ajo që më tepër na obligon dhe na bën të ndjeshëm, është fakti i heshtjes dhe premtimeve të shum funksionarëve që dëshironin të regullohet ky problem, por deri më tani ende qëndron ashtu siç ka qenë.
Për në fund, i bëjmë thirrje dhe bëjmë një kërkesë drejt Myftinive të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe drejt Rijasetit që është organi më i lartë përbrenda Bashkësis Fetare Islame, institucioneve shtetërore, sektorit civil dhe partive politike në vend, se parimi i tyre ekzistencial është lufta ndaj gjitha padrejtësive. Andaj kërkojmë ndihmën tuaj në këtë “betejë”! Lufta për padrejtësi është betejë e të gjithve.
Ish-nxënësit të Medresesë “Isa Beu”