Qeveria kërkon që Gjykata Kushtetuese të mos i prekë dispozitat për ndjekjen e fshehtë në Ligjin për komunikime elektronike për shkak të reformave të radhës në DSK dhe në sistemin e përgjimit.
Kështu sqarojnë nga Ilindenska 2, pasi që Qeveria dje kërkoi nga Kushtetuesja që të ndërpresë procedurën e nisur kundër zgjidhjes ligjore nga koha e VMRO-DPMNE-së – operatorët me shpenzimin e tyre dhe me kabllo t’i vënë të gjitha komunikimet në shfrytëzim të DSK-së. “Pra qeveria u përgjigj në kërkesë për mendim, kjo është rreth vetë procedurës, ndërsa pse ekziston mendimi se nuk duhet të shqyrtohet ai segment, është sepse tashmë punohet në reformat e DSK-së, dhe në reformat e Ligjit për ndjekje të komunikimeve. Propozimet në këto zgjidhje ligjore të grupit punues janë bërë në përputhje me ekspertët ndërkombëtarë dhe vendorë. Kjo është në fazën përfundimtare dhe është pjesë e planit 3-6-9. Duke u nisur nga ky aspekt, pasi vijojnë reformat e përgjithshme dhe janë në fazën përfundimtare, si dhe do të jenë sistemore dhe të tërësishme, vlerësojmë se zgjidhja parciale nuk është e përshtatshme në këtë moment që të zbatohet – tha Deklaratë, Mile Boshnjakovski.