Kryeministri Hristijan Mickoski ka deklaruar sot se qëndrimet e Frontit Evropian po zbuten dhe nga retorika për destabilizim, tani ata kaluar në qëndrime më të buta, dhe po paralajmërojnë protesta.
Ai tha se është de drejtë demokratike të protestohet, ndërsa BDI-së, tha se i dëshiron ditë të mira në opozitë ku pret që të reformohen.
“Po ashtu të reformohen edhe me kuadro, me kuadro të reja, dhe ndoshta në zgjedhjet e ardhshme do të dalin me qasje tjetër nga ajo që e kemi parë më tepër se 20 vite, qasje ku qëllimi kryesor ka qenë sa më shumë të vidhet”, tha Mickoski, shkruan SHENJA.
Në lidhje me kërkesën e Ahmetit për veting për të gjithë funksionarët, Mickoski tha se ka menduar se me shkuarjen e BDI-së në opizitë, humori dhe satira e tillë ka përfunduar.
“Por ja, ata po vazhdojë. Në rregull, do të shohim në periudhën e ardhshme çfarë pason nga lloji i tillë i humorit dhe satirës dhe të shohim se deri ku do të arrijnë si parti politike”, shtoi më tej Mickoski.
Data 17.07.2025
Aktuale
- Shtyhet për më 7 gusht gjykimi për Shteklin dhe 9 persona të tjerë
- MF: U miratua ribalanci i plotësuar i buxhetit, janë siguruar më shumë mjete për projekte infrastrukturore, arsim dhe mbrojtje sociale
- Arbër Ademi: Skandalet nuk kanë fund! Shqiptarët dhe MO po sulmohen nga çdo drejtim
- Haxhiu: Ne jemi të gatshëm për të bashkëpunuar me Nismën për tejkalimin e ngërçit institucional
- Vodhën artikuj me vlerë 80 mijë lekë nga një tabakino, dy adoleshentë bien në pranga, ndërsa dy të tjerë procedohen në gjendje të lirë
- DAP gjobit pothuajse 300 lokale hoteliere pas kontrolleve në objekte tregtare dhe turistike në të gjithë vendin
- Taravari prezanton shtyllën e parë të platformës së re politike
- Ziberi largohet para kohe nga detyra për shkak të daljes në pension si Avokat i Popullit