Alsat 2019-10-21T13:45:38+02:00
Seanca gjyqësore kundër El Chekës në Gjykatën e Kërçovës është shtyrë. Shkak për shtyrjen e seancës është bërë preteksti i palës mbrojtëse pas ka kërkuar përjashtimin e gjykatëses së rastit, Biljana Kizevska. Data për seancën e radhës nuk është vendosur por do të kumtohet më tej në faqen online të gjykatës. Ndërsa procesi kundër El Chekës është në fazat përmbyllëse. El Cheka, i cili ndodhet në Shtetet e Bashkuara, po gjykohet në mungesë. Ai akuzohet se ka postuar në internet biseda të përgjuara nga ish-zyrtarë dhe zyrtarë aktualë të Bashkimit Demokratik për Integrim.
Pak para pak se të fillonte seanca e sotme gjyqësore dhjetëra protestues u mblodhën para gjykatës në mbështetje të tij. Mbështetësit e tij mbani pankarta në duar me mbishkrimin “Mos i dënoni denoncuesit e krimit”!
Loading…




