Alsat 2019-10-21T15:22:49+02:00
Në vend të fjalës përmbyllëse dhe aktvendimit për Sheqerim Ahmedin i njohur si “El Çeka”, seanca e sotme në Gjykatën Themelore në Kërçovë është mbyllur pa epilog meqë pala mbrojtëse kërkoi përjashtimin e gjykatëses, Biljana Kizhevskës. “El Çeka” gjykohet në mungesë për publikimin nga SHBA-ja të dhjetëra bisedave të përgjuara të figurave të lartë të BDI-së, ish zyrtarëve shtetëror të kësaj partive dhe të personaliteteve tjera, vepër për të cilën parashihet dënim me burg prej 1 deri 5 vite.
Para fillimit të gjykimit, rreth pesëdhjetë qytetarë nga disa qytete, protestuan para Gjykatës në Kërçovës, duke kërkuar liri për “El Çekën”.
U shfaqën me mbishkrime si “Bombat e Zaevit njësoj sikur bombat e El Çekës” dhe “Mos i dënoni ata që denoncojnë krimin”.
“Edhe Zaevi përmes përgjimeve erdhi në pushtet kurse dallimi është se “El Çeka” denoncon krimin.Do të protestojmë derisa të ketë hetim ndërkombëtar për rastet e montuara dhe kërkojmë nga kryeministri Zaev që ne shqiptarët në preambulë të jemi shtet formues dhe gjuha shqipe të jetë gjuhë zyrtare, jo gjuhë me përqindje”.
“Nuk e di a ka qytetar në Republikën e Maqedonisë Veriore që nuk do të protestoj për diçka. Protestojmë ne shqiptarët për të drejta, të drejta elementare, protestojnë arsimtarët, protestojnë mjekët, protestojnë bujqit, protestojnë të gjithë..I themi Zaevit jo sot, e as nesër, po ai në asnjë kapitull, asnjë kapitull të BE-së nuk mund ta përmbush pa të drejtën e shqiptarëve”.
“Politikanët tanë e kanë shkatërruar gjithë rininë, gjithë kombin, na ikën gjithë rinia jashtë, mjaft ishte me këtë”.
Mbrojtja kërkon përjashtimin e gjykatëses së lëndës është për shkak se, siç thonë, mund të jetë e njëanshme dhe jo transparente për shkak të refuzimit të dëshmive.
Sheqerim Ahmeti ngarkohet për publikimin e përgjimeve të pautorizuara nga neni 151 i kodit zgjedhor, paragrafi 2, gjë që prokuroria nuk e ka vërtetuar as me faktet që i ka propozuar. Pothuajse nuk ka asnjë fakt, asnjë fakt konkret të na bind se i akuzuari e ka kryer veprën penale. Kjo dëshmon që gjithçka bëhet nga presionet e jashtme, jashtë politikës së gjyqit, jashtë pushtetit gjyqësor – tha Besnik Asani, avokat.
“El Çeka” pohonte se materialet e përgjuara i ka marrë nga tre persona të dënuar për rastin “Lagja e Trimave” në Kumanovë. Seanca e ardhshme do të caktohet në mënyrë plotësuese.
Miki Trajkovski
Loading…




