Në oborrin e dy shtëpive të vjetra në fshatin Greshnicë të Kërçovës, u mbajt edicioni i gjashtë i manifestimit “Dasma tradicionale e shqiptarëve të Kërçovës”. Duke respektuar masat preventive në kushtet e pandemisë globale, Shoqata “Fortesa” edhe sivjet, në ambiente autentike, shpalosi traditat e moçme të organizimit të dasmës kërçovare, si një pasuri shumë e çmueshme kombëtare, e cila kohët e fundit është zbehur dukshëm nga trendet e zhvillimit modern. Me këtë rast u prezantuan këngët e melosit burimor dhe vallet popullore, kostumografia e rrethit të Kërçovës dhe gatimet tradicionale të kësaj ane, që janë pjesë e ritualeve të dasmës kërçovare. Përmes këngëve të melosit burimor dhe këngëve lirike të grave, jepen mesazhe për nusen e dhëndrin, për krushqit dhe të afërmit e nuses dhe të dhëndrit.
Ky projekt i Shoqatës “Fortesa”, që ngërthen vlerat e trashëgimisë tonë kulturore, është financuar nga Ministria e Kulturës dhe komuna e Kërçovës.
Data 11.12.2025
Aktuale
- Vazhdon gjykimi për tragjedinë në Koçani
- Nis procesi për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, procesi ndiqet nga Nancy VanHorn, ambasadori i BE dhe përfaqësuesi i ambasadës britanike
- Këmbimi valutor 11 dhjetor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera
- ” Pas vdekjes së gruas dhe së bijës, Pashko Vasa gjente ngushëllimin te dhëndri dhe dy vajzat e tij, por Kupeliani e vazhdoi korrupsionin në të gjithë administratën…”/ Dëshmia e rrallë e gazetarit libanez
- Kush janë katër kandidatët që synojnë të marrin drejtimin e SPAK-ut, pas Altin Dumanit
- “Shvercerat” mbështesin protestën e 13 dhjetorit në Shkup: Lufta e UÇK-së ka qenë luftë e drejtë dhe për liri
- Raportuesi i PE për Kosovën: BE-ja duhet t’i heq masat ndaj Kosovës
- Zv/ministri Iseni tregon nëse do të arrestohen ish ushtarët e UÇK-së të cilët kanë fletarrest nga Serbia


