Policia dhe FNSH kanë mundur që të neutralizojnë të riun që kërcënonte për minuta të tëra se do të shpërthente një bombul gazi në lagjen ‘’Isa Boletini’’ në qytetin e Vlorës.
Siç shihet në video, forca të shumta policore dhe të FNSH ndërhyjnë dhe kapin të riun, duke e futur në furgonin e policisë për ta transportuar në komisariat.
I riu ishte mbyllur në banesën e tij dhe kërcënonte familjarët se do të shpërthente bombolën e gazit.



