Ministria e Punëve të Brendshme njofton se policët e Sektorit të Punëve të Brendshme Tetovës, sot, rreth orës 17:30 kanë arrestuar 59-vjeçarin B.E. nga fshati Gjergjevisht.
“Arrestimi është bërë pas marrjes së denoncimit se para saj, në fshatin Gjergjevisht ka sulmuar 23-vjeçarin, N.A.(gazetar) në Kalisht të Gostivarit dhe në dorë ka pasur sëpatë me të cilën e ka kërcënuar”. qëndron mes tjerash në njoftimin e MPB-së.