Kërcënohet me jetë pronari i MCN TV, Endri Meksi. Ka qenë vetë Meksi që ka bërë denoncimin në polici, duke deklaruar se është kërcënuar nga tre persona të maskuar, me armë dhe me shkopinj bejsbolli.
Sipas dëshmisë së tij, ata lëviznin me një Audi të bardhë pranë ambienteve të televizionit. Ngjarja është shënuar në orët e mbrëmjes së të dielës.
Pas kallëzimit, Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë të disa bizneseve përreth, si dhe kamerat e vetë televizionit për të identifikuar autorët e ngjarjes.
Nga këqyrja e kamerave të sigurisë vërehet se mjeti është larguar me shpejtësi në drejtim të zonës së Saukut.


