Ambasadorja e BE-së në Shqipëri Christiane Hohmann ka shprehur mbështetjen e palëkundur të BE-së për Shqipërinë.
Duke iu referuar sulmeve kibernetike iraniane ndaj vendit tonë, ambasadorja e BE-së tha se kërkohen masa sigurie për të zbutur kërcënimin e sulmeve kibernetike.
“Kërkohen masa sigurie për të zbutur kërcënimin e sulmeve kibernetike në infrastrukturën e qytetit të inteligjent. BE tashmë është dhe do të vazhdojë të mbështesë partnerët e #Ballkanit Perëndimor dhe # Shqipërinë për të zbuluar, përgjigjur dhe rritur qëndrueshmërinë e tyre ndaj sulmeve kibernetike”, shkruan ambasadorja e BE-së në Twitter .
Christiane Hohmann mori pjesë në konferencën e mbajtur sot nga Dhoma Amerikane e Tregtisë.