Gjatë fundjavës, nga Aleanca për Shqiptarët informuan se pjesëtari i tyre, kryetar i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari është “kërcënuar me jetë”. Nga Ministria e Punëve të Brendshme(MPB), deklaruan se rasti është paraqitur dje pastide në stacionin policor në Gostivar, megjithëse sqaruan se kërcënimi nuk ka qenë direkt i llojit “do të vras, do të mbys”, transmeton Portalb.mk.
“Gjatë pasdites së djeshme, në stacionin policor në Gostivar është paraqitur rasti, ku thuhet se kryetari i Komunës së Gostivarit, ka marrë kërcënime nga njëri nga të punësuarit, për shkak siç thuhet, ia ka ulur rrogën. Kërcënimi nuk ka qenë direkt nga personi, por nëpërmjet të punësuarit tjetër, në formën “se do të merremi vesh ne””, thonë për Portalb.mk nga MPB-ja. MPB në bashkëpunim me Prokurorinë Publike janë duke punuar për zbardhjen e plotë të rastit.
Data 11.09.2025
Aktuale
- Ndalohet lëvizja në territorin e deponisë „Vardarishte“
- Fetai dhe Ismaili mbikëqyrën punimet në ndërtimin e xhamisë në Fushë Topanë
- Behar Emini mirëpret anëtarët e EFDI-së në Shkup: Diskutime për reformat në sistemin e sigurimit të depozitave
- Qindra Kursistë marrin Certifikata nga O.K.H. MERHAMET për Kursin e Gjuhës Turke
- (VIDEO) Deputetët me cerfitikatë sigurie nuk i panë dokumentet e përgjimit
- BIRN: Qeveria e mandatit të katërt, ministra besnikë dhe ndryshime për fasadë
- Tensionet në Serbi: Vuçiç përballet me kritikën e Brukselit pas fyerjeve ndaj eurodeputetëve
- Përkujtimi i viktimave të 11 Shtatorit: Një reflektim mbi terrorizmin global