Një kërcënim me bombë është pranuar në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.
Kjo ka bërë që të gjithë pasagjerët të evakuohen nga hapësirat e aeroportit, njofton Klankosova.tv.
Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e APN-së, Valentina Gara, e cila ka bërë të ditur se ekipet emergjente janë duke kryer detyrat e tyre.