Organet përgjegjëse kanë dështuar, në rastin e 13 vjeçares e cila ishte viktimë e keqpërdorimit seksual vlerëson Ixhet Memeti, Avokat i Popullit.
Nga zyra e tij informojnë se ka pasur takim mes tyre dhe organeve përgjegjëse të shtëpive “25 maji” dhe “Ranka Millanoviq”, kanë kontrolluar dokumentacionin, si edhe kanë folur edhe me të miturën në fjalë.
Sipas tyre, në mënyrë të pakontestuar kanë ardhur në përfundim se bëhet fjalë për fëmijë në rrezik, prindërve të saj u është marrë përkujdesi prindëror, dhe se është nën kujdestari të Qendrës ndërkomunale për çështje sociale të Bashkisë së Shkupit.
Avokati i Popullit u bën thirrje MPB-së dhe Prokurorisë Themelore Publike që të ndërmarrin të gjitha masat ligjore për të gjetur dhe dënuar keqtrajtuesit e të miturës.