Prokurori publik kompetent nga Prokuroria Publike e Shtipit sot ka kryer ekspertizë në Prokurorinë e Lartë të Shkup dhe ka siguruar dëshmi për procedurën për vepra penale – keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar dhe maltretim në kryerjen e shërbimit të udhëhequr kundër prokurorit publik, njoftojnë nga Prokuroria Publike, transmeton TV21.
Më tej bëhet e ditur se prokurori publik dhe punonjësit profesionalë nga PPTh Shqip i kanë dokumentuar të dhënat e vendosura në raportet dhe mënyrat e vendosjes së lëndëve. Më pas, siç thonë nga Prokuroria, është kryer dhe krahasim me dëshmitë e personave të dëmtuar, denoncuesit për mënyrën siç thonë se është intervenuar gjatë shpërndarjes së lëndëve.
Ekspertiza në dokumente është kryer në përputhje me dispozitat ligjoe për procedurë penale dhe për të njëjtën do të përpilohet raport me konstatimet për personat e pranishëm./TV21