Këngëtarja e re maqedonase, Tamara Angelovska ka interpretuar në versionin e saj këngën Suus të këngëetres së njohur shqiptare Rona Nishliu që prezantoi Shqipërinë në Eurovizion.
Këngëtarja Tamara Angelovska e cila para disa muajve promovi këngën në gjuhën maqedonase “Nuk mundem pa ty” sot ka befasuar fansat e saj duke publikuar këngën “Suus” të Rona Nishliut.
Kujtojmë që Rona Nishliu mbetet sukses më i madh shqiptar në Eurovizion, kur u radhit e pesta në finalen e Eurovizionit në vitin 2012-të në Baku të Azerbejxhanit.