6 vite më parë, Kenani u nis për në punë si çdo ditë. Detyra e tij atë ditë ishte sikur ditëve të tjera, që ta transferojë një të burgosur në Gjykatën e Kumanovës. Me të ishte edhe kolegu i tij, Marijani. Të burgosurin e sollën në Kumanovë, por nuk arritën ta dërgojnë deri para trupit gjykues.
Gardianit, Kenan Seferit dhe Kolegut të tij, Marjanit u iku i burgusori, e gjykata vendosi që t’i ndjek penalisht. Edhe pse ai disa herë ishte ankuar se prangat që i posedon nuk janë të sigurta, dhe se mund të hapen shumë lehtë, nga burgu nuk e kishin marrë parasysh kërkesën e tij.
Përveç prangave, atë ditë, në mungesë të mjeteve adekuate për transport, i burgosuri ishte transferuar me veturë e cila kishte dritare, që sipas ligjit është e ndaluar.
Të gjitha këto shkelje të procedurave, nuk i ndihmuan Seferit para gjykatës. Kolegu i tij, Marjani ka pranuar fajin, kurse Seferi ka kërkuar drejtësi, e në fund drejtësia i tha që duhet të mbajë 18 muaj burg.
Marjani, edhe pse përgjegjës për trasferimin e të burgosurit, u la i lirë. Në aktakuzën e Seferin, nuk ka asnjë provë që ai qëllimisht e ka lënë të akuzuarin të ikë.
Askush nga zinxhiri komandues nuk është dënuar përveç Seferit. Ai thotë se është në dijeni për më shumë se 20 arratisje të të burgosurve gjatë transferimeve në gjykata dhe prokurori, por deri më sot, asnjë nuk është dënuar. Personi që iu iki Marjanit dhe Kenanit u kap 3 ditë më vonë.
Tentuam që të bisedojmë edhe me gjykatësen që e dënoi Kenanin, por ajo nuk na pranoi në zyrën e saj. E njëjta gjykatëse, ka dhënë dënime me vetëm 3 vjet burg për vrasje, kurse Kenanin e dënoi me 18 muaj, përse i iku i burgosuri që e ruante ai me kolegun e tij. /Furkan Saliu – Klan Macedonia