07 May
Shkollat fillore aspak nuk janë të njoftuara me vendimin e Ministrisë së Arsimit që sistemi i Kembrixhit do të filloj të aplikohet në shkollat e përgjithshme, gjegjësisht gjimnazet që nga viti i parë. Që nënkupton se nxënësit e klasave të nënta të cilët do t’ia mësyjnë dyerve të gjimnazit duhet prej fillimi të përcaktohen për njërin nga 6 drejtimet e gjimnazit, matematiko-natyror, humanitaro-shoqëror dhe gjuhësorë-artistik të kombinuara në A dhe B.
Njoftimin nga ana e ministrisë e dëgjuam këto ditët e vikendit. Atë që e dëgjuam ne si shkolla nuk kemi asgjë me shkrim dhe nuk kemi orientim se si ne do i drejtojmë nxënësit. Nuk e di se sa do të ketë kohë dhe sa ka kohë tash që të dinë konkretisht fëmijët ku të orientohen – deklaroi Merita Koxhaxhiku, drejtoresh e Sh.f “Imri Elezi” – Shkup.
Sa i përket shkollave të mesme shkresë zyrtare nga MASh nuk kemi që të bëhet përgatitja. Asgjë s’kemi ende – tha Shpresa Iseni, drejtoresh e Sh.f “Liria” – Tetovë.
Rreth vendimit në fjalë nuk ishin të njoftuar as prindërit megjithatë ata shpresojnë që të njoftohen së shpejti.
“Jo nuk jemi të njoftuar. Ndoshta do të na njoftojnë por për momentin askush nuk na ka njoftu”, u shpreh një prind.
Vendimi i ministrisë nuk ka arritur as edhe deri tek Lidhja e Arsimtarëve Shqiptare. Kreu i LASH-it, Nuhi Dardhishta, shprehet se nuk është në dijeni të një vendimi të këtillë të Ministrisë së Arsimit.
Shefkije Alasani

