Po punohet që pagesa e mjeteve nga parafinancimi për Maqedoninë e Veriut në kuadër të Planit për rritje për Ballkanin Perëndimor të ndodhë sa më shpejtë, deklaroi për MIA-n zëdhënësi i Komisionit evropian.
“Shërbimet e Komisionit e morën kërkesën për parafinancim parashtruar nga Maqedonia e Veriut dhe tani po i finalizojnë hapat procedural, të cilët duhet të mundësojnë që lirimi i parafinancimit të ndodhë sa më parë në vitin 2025”, deklaroi zëdhënësi.
Ai përkujtoi se Agjenda reformuese, e cila përfshin reforma në fushën e të drejtave themelore dhe reforma socio-ekonomike, vendi i parashtroi në korrik të vitit të kaluar, pas çka Eurokomisioni vlerësoi dhe konkludoi se ajo është në pajtim me qëllimet dhe kërkesat e Instrumentit për reforma dhe rritje për Ballkanin Perëndimor.
“Agjenda reformuese u miratua më 23 tetor 2024 me Vendim për zbatim të Komisionit, pas mendimit pozitiv të vendeve anëtare (në Komitetin IPA III). Që të fillojnë reformat, vendet mund të kërkojnë deri shtatë për qind mjete në formë të parafinancimit. Atë e kërkuan të gjithë pesë shfrytëzuesit me agjenda të miratuara rreformuese. Kjo e përfshin edhe Maqedoninë e Veriut”, theksoi zëdhënësi.
Ai shtoi se Plani për rritje i Ballkanit Perëndimor ofron udhërrëfyes për afrim të ekonomive të vendeve nga rajoni drejt Bashkimit Evropian.
“Më konkretisht, ato janë gjashtë miliardë euro investime, ndërsa parimi është edhe investime edhe reforma, që siguron qasje graduale drejt tregut të vetëm, duke u mundësuar qytetarëve nga Ballkani Perëndimor që para kohe të ndjejnë disa nga përfitimet nga integrimi në BE”, deklaroi zëdhënësi i Komisionit evropian për MIA-n
Ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani më 13 nëntor të vitit të kaluar e nënshkroi kërkesën drejt Komisionit evropian për parafinancim në shumë prej 52,5 milionë eurove, me çka Maqedonia e Veriut u bë vendi i parë nga Ballkani Perëndimor e cila i ndërmori të gjitha hapat e domosdoshëm për pagesë të mjeteve të para nga Instrumenti për reforma dhe rritje.
Ideja e Planit për rritje e Komisionit evropian është që me çagesë të mjeteve në shumë prej gjashtë miliardë eurove, në formë të granteve dhe kredive të volitshme, deri në vitin 2027, të mundësohet dyfishimi i rritjes ekonomike të rajonit në dhjetë vitet në vijim.