Nesër, Komisioni për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, do ta mbajë Mbledhjen nr. 16-të me temë: “Perspektiva franceze mbi ardhmërinë e BE-së”.
Ambasadori i Republikës së Francës në Republikën e Maqedonisë, SH.T. Kristian Timonie, do të mbajë fjalim në këtë mbledhje.
Në mbledhje fjalim do të ketë edhe z. Iv Bertonçini, ekspert për çështje evropiane që njëherit është edhe kryetar i Lëvizjes Evropiane të Francës dhe nënkryetar i Lëvizjes Evropiane Ndërkombëtare.
Ju ftojmë ta ndiqni këtë mbledhje si dimension i rëndësishëm i marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Francës, në kontekst të zhvillimit të Bashkimit Evropian.