Zgjidhje e përhershme dhe komplete, e cila në të ardhmen nuk do të ndryshojë dhe nuk do të lë hapësirë për irredentizëm, janë dy karakteristikat e marrëveshjes që Greqia e dëshiron me Maqedoninë, kërkon ministri alternativ grek i Punëve të Jashtme, Jorgos Katrugallos.
Duke folur për radion 247, Katrugallos tha se Greqia dëshiron zgjidhje dhe atë jo çfarëdo lloj zgjidhje, Sipas tij, nevojitet që në emër të mos ketë hapësirë në të ardhmen vendi sërish t’i kthehet irredentizmit apo ndërkaq të ketë “çfarëdo lloj kontestimit të karakterit grek, karakterit historik të Maqedonisë sonë”, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Athina.
“Marrëveshja duhet të ketë edhe dy karakteristika të tjera: të jetë komplete, të mos lë pa përgjigje asnjë pyetje kryesorja, duhet të jetë e përhershme. Të mos jetë, ta zgjidhim apo të bëjmë sikur e zgjidhim tani, e të kthehet pas tre viteve. Në atë kuptim duhet zgjidhje e përhershme, është e domosdoshme reforma kushtetuese, revizion kushtetues”, thotë shefi alternativ i diplomacisë greke.
Sipas marrëveshjes ndërkombëtare, thotë Katrugallos, vendi ynë do të duhet të ketë obligim jo vetëm ta revidojë Kushtetutën aty ku duhet, por edhe në të ardhmen të mos ketë procedurë të kundërt, t’i kthejë gjërat siç janë tani.
Katrugallos sqaroi se përdorimi i erga omnes, do të hyjë në fuqi menjëherë sapo të nënshkruhet marrëveshja, ndërkaq do duhet të ketë klauzolë obliguese për ndryshim të Kushtetutës dhe emrit kushtetues.