Partia kryesore opozitare greke, Demokracia e Re, i bëri thirrje Qeverisë që të dalë me propozim unanim për emrin me Maqedoninë, për shkak të, siç tha, dallimeve të parashtruara në radhët e saj për këtë çështje, njoftoi gazeta “Katimerini”. Konservativët grekë, në qëndrimin e publikuar në Katimerini, kategorikisht e hedhin poshtë idenë të hedhur nga shefi i diplomacisë Nikos Koxijas se zgjidhja me kontestin me Shkupin mund të gjendet në Parlament vetëm me shumicën e deputetëve të të dy partive, që janë të përfaqësuara në Qeveri. Pas kësaj ideje ata druajnë nga tentativa e partive politike që t’i fshehin mospajtimet dhe dallimet që janë të paraqitura në radhët e tyre. Pasi që lideri i partnerit më të vogël të koalicionit dhe ministri
aktual i Mbrojtjes, Panois Kamenos, njoftoi se nuk do të përkrahë zgjidhje të kontestit me Shkupin për emrin në të cilin do të figurojë fjala Maqedoni. Edhe Siriza gjithashtu në radhët e saj ka deputetë që nuk janë në disponim, madje edhe janë kundër
pranimit të emrit me përcaktim gjeografik. Edhe partia opozitare Potami, gjithashtu i bën thirrje Qeverisë që ta ashpërsojë pozicionin e saj lidhur me kontestin për emrin.
Data 21.09.2025
Aktuale
- “Higjiena Komunale” dhe “Parqet dhe Gjelbërime” do t’i udhëheqin kuadrot e VLEN-it! Arrihet marrëveshje në koalicion
- Rekordet e pabesueshme të Librit Guiness: Çfarë fshihet pas numrave të çuditshëm?
- EMRI/ Me armatim në banesë, arrestohet 50-vjeçari! Policia sekuestron automatik dhe fishekë
- Djeg automjetin e fqinjit në Kondovë, përfundon në paraburgim
- Tomovski: Ministria e Shëndetësisë do të blejë 100 autoambulanca
- EMRAT/ Vranë me thikë dhe dogjën trupin e 62-vjeçarit turk, zbulohet identiteti i shqiptarit që dyshohet se është ekzekutori! Krimi për një video erotike
- Trafikuan vajzat nga Uganda për prostitucion, Prokuroria Fier arreston ‘tutorin’ dhe bashkëpunëtorët
- LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa probleme, pa pritje të gjata në vendkalimet kufitare