Boki 13 dhe Katica Janeva u takuan sërish në Gjykatën Civile ku janë paditur nga biznesmeni Orce Kamçev. Ai kërkon prej tyre kthimin e 1.5 milionë eurove, të cilat sipas aktgjykimit i ka dhënë në rastin “Reket”. Përkundër faktit se në këtë rast është dënuar edhe Zoran Milevski – Kiçeec, Kamçev nuk ka kërkuar prej tij kthimin e parave.
Boki 13 hodhi poshtë pretendimet e tij dhe thotë se vendimi për “Reketin” nuk ishte i drejtë.
Ish-kryetarja e Prokurorisë Publike, Katica Janeva, ka tentuar të dëshmojë në gjykatë se fjalia “Gjithçka do të jetë OK” e publikuar nga një bisedë telefonike është thënë kur Kamçevi është marrë në pyetje si i dëmtuar, e jo si i dyshuar.
Ajo ka hedhur akuzat se është fajtore, duke thënë se detyrën e ka kryer me nder, shkruan Almakos.
“Si edhe shumë personalitete tjera të rëndësishme në histori, do të mbahem mend si prokuror publik që nuk u gjunjëzua para presioneve dhe mora guximin të them se gjyqësorit dhe Prokurorisë u nevojitet integritet, para dhr mbrojtje gjatë kryerjes së punës”, tha mes tjerash Janeva.
Procedurën civile e udhëheq gjykatësi Andrej Dimovski, i cili i tha Janevës se nuk ka prova materiale për të se ajo kërkon apo merr para nga Kamçevi.