Katër adoleshentë u lënduan në një aksident me makinë që ndodhi këtë mëngjes rreth orës 03.50 në rrugën kryesore Shtip-Strumicë.
Aksidenti ka ndodhi kur një makinë e tipit “BMW” me targa të Shtipit, i drejtuar nga D.Z. (21) nga Shtipi, doli nga rruga dhe goditi dy pemë, të cilat më pasë kanë rënë në një veturë të parkuar Peugeot 206 me targa të Kumanovës, në pronësi të E.J. nga Kumanova.
Pas aksidentit, shoferi dhe bashkudhëtarët MD. (19), M.P. (19), TN (18) dhe Z.P. (19), të gjithë nga Shtipi, u transferuan në spitalin klinik të Shtipit ku i’u dha ndihmë mjekësore.
Për shkak të lëndimeve të rënda M.D. u transferua në Klinikën “Nënë Tereza” në Shkup. Kurse për T.N (18), ZP (19) dhe M.P(19) është konstatuar se kanë lëndime të lehta trupore janë mbajtur për trajtim në Spitalin Klinik në Shtip.
Shoferi D.Z. u mbajt për shqyrtim në spitalin e Shtipit.
Inspektimi në vendin e ngjarjes është bërë pas autorizimit nga Prokurori Publik, nga ekipi i SVR Shtip.