Katër persona janë arrestuar në Rahovec pasi që të njëjtit kanë kanosur verbalist policët të cilët kishin kërkuar nga ta të largonin traktorin nga trafiku.
Të njëjtit janë dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.
“Policia gjatë patrullimit kanë hasur në një mjet bujqësor ( traktor) të drejtuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Nga i njëjti patrulla ka kërkuar që mjeti me rimorkio të largohet nga trafiku, mirëpo drejtuesi me tre të dyshuar të tjerë duke mos respektuar urdhrat i kanë kanosur verbalisht zyrtarët policorë.
Katër të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thotë policia në raport.