Pas Greqisë, Sllovenisë dhe Shqipërisë, dje në Parlamentin e Republikës së Bullgarisë e ratifikuan Protokollin për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO. Për ratifikimin votuan 140 deputetë, ndërsa kundër dhe të përmbajtur nuk pati.
Ministrja e Punëve të Jashtme e Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva tha se momenti i bashkangjitjes së Maqedonisë së veriut në NATO është historik për Aleancën dhe potencoi se Bullgaria e pranoi angazhimin të punojë në përshpejtimin e procesit për integrim euroatlantik të vendit, si dhe për reforma të brendshme, dhe për stabilizim të rajonit.
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi pas ratifikimit të djeshëm në Sofje, vlerësoi se Bullgaria krhas nesh, është garancë e fuqishme se edhe ne si shtet, por edhe i tërë rajoni i Ballkanit do të lëvizim në kahje të drejtë e cila sjellë paqe, stabilitet, përparim dhe mirëqenie.
“Është mirë të kesh miq të sinqertë, por ndjenja është akoma më e mirë kur janë fqinjtë tanë”, deklaroi Xhaferi.

