Katër persona janë lënduar më lehtë në katër nga gjithsej gjashtë
aksidente të regjistruara gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB Shkup. Në dy aksidente është shkaktuar dëm material.
Nga MPB-ja informojnë se dje policia e trafikut ka zbuluar dhe sanksionuar një numër të madh të kundërvajtjeve. Njëzetë e tre shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se e lejuara, një shofer ka kaluar në udhëkryq në dritën e kuqe të semaforit dhe shtatë shoferë për rreshtim jo të drejtë.
Nga komunikacioni janë përjashtuar shtatë shoferë, të gjithë për shkak se e kanë drejtuar automjetin pa e marrë të drejtën e drejtimit të automjetit motorik. Nga komunikacioni janë përjashtuar shtatë automjete, gjashtë me vlefshmëri të skaduar të lejes së qarkullimit dhe një automjet me probleme
teknike. Janë sanksionuar edhe 23 këmbësorë të cilët kanë kaluar jashtë vijave të shënuara për këmbësorë. Janë hasur 99 automjete të parkuara në mënyrë të papërshtatshme.
Me ndihmën e automjetit special karrotrec, janë larguar 79 automjete.
Sot Sektori për parandalim pranë SPB Shkup në kuadër të projektit edukativ të komunikacionit “T’i mbrojmë fëmijët në komunikacion” do të realizojë punëtori edukative me nxënës nga shkollat fillore në fshatrat Mrshevci dhe Rekia në komunën e Ilindenit.
Data 20.09.2025
Aktuale
- Sulmi i dyshuar kibernetik godet aeroportet evropiane
- Pas Adem Jasharit, komandantët e vërtetë ishin Adem Demaçi dhe Albin Kurti
- Osmani: Integriteti i punonjësve shëndetësorë është diçka që do ta ruajmë dhe ndërtojmë së bashku
- Video porosi nga presidentja Siljanovska – Davkova me rastin e 80-vjetorit të themelimit të OKB-së
- Polonia ngre aeroplanët ndërsa Rusia sulmon me dronë dhe raketa Ukrainën
- BDI: VLEN premtoi Evropën, po sjell ‘Botën Serbe’
- Drejtori Sakipi reagon ndaj kryetarit të Likovës: Analizat për ujin e pijshëm janë kryer në laboratorin e akredituar të QShP
- Arrestohet teksa po kalonte kufirin drejt Greqisë 50-vjeçari shqiptar, u kap me 21.5 kg heroinë! Droga ishte e ndarë në 43 pako