Nga pesë funkcionarët që numëron gjithësej dega e Çairit të Alternativës, katër ishin në konferencën për media ku kërkohej shkarkimi i Mnistrit të Shëndetësisë, Bekim Sali, për mospërmbushjen e objektivave partiake.
Një ndër nënshkruesit e kësaj nisme është edhe kryetari i nëndegës nga ku vjen vetë ministri, dhe sipas informacioneve edhe nëndega e tij është tejmase e revoltuar me mos reflektimin në terren ndaj bazës.
Po ashtu, Erhan Zuberi, Drejtori ekonomik i Torakales, është shprehur pro kësaj kërkese, i cili është edhe ish kryetar dege me një ndikim mjaft serioz në Çair.
Ndërsa nënshkrues është edhe zv/ministri i kulturës nga radhët e Altetnativa, Daim Luci.
Gjithashtu dy nga nënshkruesit janë ish – shefi i shtabit të Zeqerija Ibrahimit në zgjedhjet lokale ku për dyqind vota humbi nga BDI dhe tjetri është kryetari i ish shtabit të deputetit Skender Rexhepi-Zejdi, shtab ky i cili arriti që të nxjerr dy deputet në zgjedhjet e fundit parlamentare.
Ata që i njohin rrethanat politike thonë për media se pikërisht ky është grupi që siguron vota në terren gjithandej në zonën e parë zgjedhore.
Po ashtu thuhet se ky grupim në Alternativë asnjëherë nuk u pajtua me ndërhyrjen e ish kryeministrit Zoran Zaev në zgjedhjet lokale të vitit 2017 kur shpëtoi BDI-në nga “vdekja klnike” me ndihmën e pakursyer që ju dha në shumë komuna, andaj edhe këto funksionar të AAA shprehen të habitur me afërsinë e ministrit aktual të Shëndetësisë me LSDMnë.