Kryeministri Zoran Zaev ua ka vazhduar kontratat katër bashkëpunëtorëve nga Serbia në periudhën edhe për një vit, njofton BIRN, duke u thirrur në burime të pres shërbimit qeveritar.
Ish menaxheri i estradës Zoran Bashanoviq dhe ish drejtori i kompanisë shtetërore për prodhim dhe distribuim të rrymës në Serbi, Aleksandar Obradoviq janë bashkëpunëtorë të jashtëm për çështje ekonomike, njeriu i cili e udhëhiqte Agjencinë për privatizim, Lubomir Shubara i ndihmon kryeministrit rreth financave dhe investimeve, derisa ekspert i IT-së është i angazhuar Vlladimir Cvetkoviq, transmeton MEDIAL.mk.
Kompensimi mujor për Bashanoviqin është 1.500 euro, derisa Obradoviq, Cvetkoviq dhe Shubara marrin nga 1.200 euro.