Opinione

Për ti ikur ngjarjes që e bëri Tiranën të dukej si Bejruti, ministriLleshaj u krekos në Elbasan, në një show bollivudian, rrethuarnga drejtuesit qëndrorë dhe lokal të sektit të rilindjes, duke pohuar se krimi do të marrë përgjigjen e merituar. Si për ironi tëfatit në 6 të mëngjesit të ditës së nesërme, në rrugën kryesorenacionale në Bradashesh, krimi vret në mënyrë spektakolarevëllain e njeriut më të kërkuar aktualisht në Shqipëri. Megjithësei akuzuar për disa ngjarje të rënda, përfshirë dy grabitje brendaaeroportit të Rinasit, policia e ministrit të spektakleve elektorale, nuk arrin të monitorojë as familiarët më të afërt të të kërkuarit. Ajo që mbeti nga show-i klluonian në Elbasan ishte hakërrimikomik i arrirë në mimikën e ministrit “mjërë krimi tani e tutjeçdo hiqte”. Rreziku më i madh për shumë prej nesh, nuk është se qëllimi ynë është mjaft i lartë dhe nuk e mbërrijmë dot, porseështë shumë i ulët dhe e mbërrijmë lehtësisht thonteMikelanxhelo.  Që kur sekti i rilindjes ka ardhur në pushtet, Elbasani ngjan me Palermon e viteve 80-të. Në çdo shtet ka mafie, por nëShqipërinë tonë mafia është vetë shtet. Elbasani, një nga qytetetmë të vjetra shqiptare, me histori mbi 2000 vjecare, me pasuriarkeologjike, arkitekturore kulturore e historike, sot i ngjan njëfantazme të dëbuar. Qyteti me Bezhistanin e famshëm në tëgjithë Rumelinë, që në shek XVII kishte 900 dyqaneve kutregëtohej gjithçka, nga perlat, diamantet, e deri te lëkurat e stofrat, e degëdisën dallgët e historisë në gjuhët e pangopura tëlakmisë. Sot Skampius është sinonim i skamjes ku hipokrizia nëkufijtë e urrejtjes së sektit të rilindjes vdekatare hedh vallen e pangopësisë së oligarkëve sharlatanë. Qyteti i Onufrit kahumbur identitetin për shkak të dëshirës së një kryebojaxhiu tëinatosur i cili me panderë kërkon të futet mizorisht në memoriene vendbanimit antik. I braktisur më shumë se kurrë, të rinjtëshpresëhumbur nga premtimet elektoralistike rilindase endenrrugëve të pa punë. Normalja e Elbasanit, djepi i arsimit shqipvajton largimin nga vendi të mësuesve që s’kanë ku japinmësim. Me gjithë burimet dhe pozitën e mrekullueshme që i ka falëZoti, Elbasani sot lëngon si gjithë Shqipëria. Shkumbini imasakruar parreshtur nga dhëmbët metalikë të eskavatoreveështë i ngjan nje zgafalle që dimrit shfyn tërbuar në dëshpërimmbi të mbjellat e fermerëve të falimentuar prej vërshimit tëprodukteve të importit, lehtësira të bëra nga qeverija e oligarkëve. Shkurtimi i rrugës Tiranë-Elbasan dhe tuneli indërtuar jo në kohën e qeverisë së PPP-ve, si një mundësipunësimi e tregëtimi sot ka një impakt zero për shkak të krizësekonomike ku e ka gremisur sekto-qeverisja e korruptuarvendin. Qyteti nuk qeveriset nga elbasanllijtë por komandohetnga emisarët e deleguar nga qendra rilindase që grumbullojnëharaç për dhjamosjen e ofiqareve shpirtëzinj. Ky nuk është Elbasani i vërtetë. Elbasani i vërtetë është lulishtjae trëndafilave jo parajsa e krimit, është Via Egnatia jo Via heroina. Elbasani i vërtetë është vendi ku këndojnë bylbylat, jo krismat e krimit. Është i pari qytet i Shqipërisë së pavarur më 25 nëntor 1912. Aty u lindën dhe u rritën intelektualë, artistë, mjekë, historianë gjuhëtarë, sportistë. Është qyteti i DhaskalTodrit, Visarion Xhuvanit, Lef Nosit, Ylli Popës, Aqif PashElbasanit, Kristofor Kristoforidhit, Akelsandër Xhuvanit, MahirDomit, Aleks Budës, Hasan Cekës, Isuf Myzyrit, Mustafa Bodinit, Onufrit, Kostandin Shpatarakut, Nilo Borxhias,kontributi i të cilëve është skalitur me germa të arta nëmemorien e kombit. Nëse pyesni çdo shqiptar cilët janë emrat e ministrave të rilindjes farësosur, askush nuk do mund ti thotë tëgjithë. Në këtë kohë transformimesh, historia do të dijë të dallojëpatriotin nga tradhëtari, dhe do ti japë secilit vendin e vet thonteIsmail Qemali. Për Elbasanin e kulturës, qytetarisë, historisë, paqes dhe bukurisë, 25 prilli do të jetë pranverë, ndërsa përkryerilindasin dimri i vetmisë së madhe, si në tingujt e UstaMyzyrit “Gjith dynjaja ka ditë vere/për ty dimri ska maru/ç’jank’to lajme k’to habere/ I mjeri “ti” s’di ku me shku”.…


Portali është në pronësi të Almakos, lajmet dhe informacionet tjera nga portali nuk mund të kopjohen, të printohen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi. Për të shfrytëzuar informatat e këtij portali ju lutemi kontaktoni personat përgjegjës, ose shkruani në email-in oficial të portalit.


ALMAKOS MEDIA GROUP
Adresa:
Miroslav Krleza 14, 1000 Shkup, Maqedoni Veriore

Tel/fax: +389 71 322 229
Email: info@almakos.com | almakoss@gmail.com

© 2025 Almakos. Të gjitha të drejtat e rezervuara!