Katarakti është një mjegullim i thjerrës së syrit, që jep një pamje të keqe, në të cilin rast, transparenca e thjerrës humbet dhe gradualisht dobëson funksionin e shikimit.
Ekspertët rekomandojmë mos të pritet pjekja e kataraktit, siç ka qenë rast më parë. Katarakti operohet kur e zvogëlon cilësinë e jetës.
Si manifestohet dhe sa është e rrezikshme?
Lloji më i zakonshëm i kataraktit paraqitet gradualisht dhe kryesisht pas viteve të 50-ta të jetës. Karakteristike është se paraqitet gradualisht dhe prandaj ndodh që pacientët sidomos në fillim mos e perceptojnë paraqitjen e tij.
Kur fillon katarakti e redukton transparencën e thjerrës që gjendet prapa bebëzës dhe e pengon hyrjen e dritës. Prandaj te këta pacientë ndodh mjegullim i shikimit dhe nuk shohin më qartë, shohin dopio, ngjyrat i shohin më të zbehta, janë të ndjeshëm ndaj dritës dhe ulet cilësia e shikimit gjatë natës.
Në fazën fillestare pacienti ka një ndjenjë sikur shikon përmes qelqit të papastër. Nuk mund të themi se katarakti është i rrezikshëm, por për fat të keq ka ende pacientë që në mjek paraqiten tashmë me stadiume më në fazë kur katarakti, në fakt e zë të gjithë thjerrën e syrit dhe si i tillë (apo katarakt i pjekur) në tërësi ia merr pamjen syrit. Në atë rast katarakti mund të jetë i rrezikshëm.
Llojet e kataraktit
Përveç kataraktit të “plakjes”, apo në popullatë i njohur si “perdja”, ka edhe lloje të tjera të kataraktit të cilët, për fat të mirë, janë dukshëm më të rrallë. Për shembull, ekziston katarakt kongjenital ose i lindur, që ndodh si rezultat i anomalive të ndryshme në zhvillimin e fetusit në mitër të nënës. Edhe ky katarakt largohet domosdo që në muajt e parë të jetës së foshnjës.
Po ashtu ka edhe katarakt të fituar si rezultat i lëndimit në punë dhe kjo është më e zakonshme në mesin e popullsisë mashkullore.
Katarakti mund të paraqitet si pasojë e ndonjë sëmundje tjetër të caktuar, siç është shembulli i diabetit apo operacioneve të mëparshme të syrit dhe rrezatimi ultravjollcë.
Si mjekohet?
Katarakti mund të hiqet vetëm me anë të operacionit kirurgjik. Veçanërisht e rëndësishme është që të shkohet në mjek në kohë. Përndryshe, katarakti bëhet i rrezikshëm për operim, paraqiten komplikime në operacion, vetë operacioni zgjat më shumë dhe shërimi post-operativ është edhe më i gjatë.
Rekomandimi i mjekëve të syve, gjegjësisht të kirurgëve të syve, është që katarakti të operohet kur të ndikojë në cilësinë e jetës në drejtim të zvogëlimit të tij, ose kur pacienti nuk mund të lexojë, nuk mund të shikojë televizion, ndjen pasiguri në lëvizjet jashtë ose gjatë vozitjes së makinave.
Përgatitja për operacione zakonisht zgjat më shumë se vetë intervenimi kirurgjik. Përgatitja zgjatë nga 30 minuta deri në 1 orë, varësisht nga përzgjedhja e thjerrës për të cilën do të vendosë pacienti. Gjatë përgatitjes kontrollohet dioptria, presioni intraokular, me ndihmën e pikave të veçanta zgjerohen bebëzat që të shikohet baza e syrit dhe bëhen disa matje shtesë nëse është e nevojshme.
Operimi i kataraktit është pa dhimbje, zgjatë shkurtë dhe thjeshtë, realizohet kryesisht me anestezi lokale dhe me prerje minimale prej 1.8 mm deri në 2,7 mm në pjesën e përparme të thjerrës ku bëhet një vrimë rrethore dhe nëpërmjet saj vendoset thjerra e re intraokolure që mund të jetë monofokale dhe multifokale. Zakonisht me operacionin te pacientët hiqet edhe dioptria për larg.
Vetë operacioni zgjatë diku 15- 20 minuta dhe deri tani në Maqedoni është kryer duke përdorur thjerrat monofokale. Por shumë shpejt, për herë të parë, në spitalin special për sy “Denica” në Shkup, operacioni i kataraktit do mund të kryhet me të a.q thjerra “multifokale” me ndihmën e të cilëve pacientët do mund ti heqin syzet për afër dhe larg, apo do të hiqet dioptria për afër dhe larg.
A mundet katarakti të përsëritet pas operacionit?
Pas intervenimit kirurgjik, është e pamundur që katarakti të ri-shfaqet në sy. Thjerra intraokulare artificiale mbetet përgjithmonë në syrin e pacientit, si pjesë përbërëse e tij, dhe është e vendosur te thjerra natyrore e mjegulluar, ashtu që e merr përsipër funksionin e tij dhe nuk mund të turbullohet.
Shiko më mirë, jeto më mirë!
https://denica.mk/al/
02 2446 400