Kryetari i Komunës së Tetovës dhe një nga liderët e VLEN, Bilall Kasami, sot ka mirëpritur delegacionin e Unionit të Komunave Turke në Botë duke i dhënë kështu qytetit të Tetovës një vlerë dhe një vend të rëndësishëm në mesin e këtyre komunave.
“Në këtë takim diskutuam për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit tonë në fusha të ndryshme dhe forcimin e lidhjeve tona historike e kulturore dhe realizimin e projekteve të përbashkëta që janë në interes të qytetarëve tanë. Besoj dhe jemi të bindur se Tetova do të ketë mundësi të reja për zhvillim, përmes projekteve të përbashkëta si rekonstruimi i Sahat Kullës dhe projekteve tjera në arsim dhe kulturë.
Ky është një hap i rëndësishëm drejt rritjes së mundësive për zhvillimin ekonomik dhe social të qytetit tone. Ne jemi këtu sot për të ndarë jo vetëm ide dhe projekte, por edhe për të forcuar një aleancë që do t’i shërbejë të mirës së përbashkët të qytetarëve tanë. Tetova mbetet e përkushtuar ndaj kësaj çështje dhe është e gatshme të jetë pjesë aktive e çdo iniciative që sjell zhvillim, përparim dhe një të ardhme më të ndritur për të gjithë”, thuhet në njoftimin e kryetarit të komunës së Tetovës, Bilall Kasami.
Data 29.08.2026
Aktuale
- VLEN: Zëvendësministrat e BDI-së heshtnin kur shqiptarët quheshin “terroristë”, sot BDI bën moral për shqiptarët
- ASH: Standarde të dyfishta – pse tani heshtin?
- Makinat kineze“udhëtojnë” drejt botës
- Nis në Kajro transmetimi i programeve audiovizive të CMG-së
- ASH: 139 fëmijë të trajtuar në Pediatrinë e Tetovës brenda 48 orëve, pse heshtin institucionet?
- Berisha: Me shkarkimin e Anuela Ristanit nga burgu, Veliaj filloi sulmin ndaj Ramës
- Kompania Eco Tirana merr miliarda lekë për plehrat, por Tirana mbetet e pistë
- Temperaturat e larta, rritet numri i fëmijëve të sëmurë në Tetovë: 139 raste në vetëm 48 orë



