“Nuk është turp të bashkohesh me vëllaun”, Turp është shqiptarëve, t’ua imponosh shkaun”, janë thëniet me të cilat pritet Kasami në Vicë të Tetovës
Kreu i Lëvizjes BESA njëherit edhe kandidati për kryetar të komunës së Tetovës, Bilall Kasami ishte për vizitë në fshatin Vicë të Malësisë të Tetovës, ku u prit në një atmosferë të ngrohtë nga banorët e këtij fshat.
Malësia e Tetovës është një nga shembujt më tipik se sa jo mirënjohës është partia shqiptare në pushtet BDI, të cilën pikërisht këto zona e kanë mbështetur pa rezervë jo vetëm në zgjedhje por edhe në mënyra të tjera, por institucionet asnjëherë nuk janë kujdesur për të ju lehtësuar kushtet jetësore dhe për t’i ndihmuar në zhvillimin e blegtorisë dhe bujqësisë.
Por nga kjo vizitë, ajo që spikati më së shumti, pavarësisht pozitës së keqë që ndodhen banorët, ishin thëniet në dërasën e zezë që kishin shkruar.
“Nuk është turp të bashkohesh me vëllaun”
Turp është shqiptarëve, t’ua imponosh shkaun”“Mos ju frigo armikut i cili të sulmon, por gënjeshtarit i cili të përqafon”.