Vazhdon debati për reforma në Kodin Zgjedhor.Ziadin Sela nga ASH, pjesë e Frontit Europian, thotë se ASH-ja është kundër propozimit për një njësi zgjedhore, përcjell TV21. Sela thotë se ASH-ja është për 8 njësi zgjedhore dhe për lista të hapura.
“Po, ASH-ja ka propozimin e vetë dhe ky propozim është që të ketë 8 njësi zgjedhore, po aq sa janë rajonet për zhvillim të barabartë ekonomik. Ideja e një njësie zgjedhore është gabim, në qoftë se e kanë me gjithë mend, që duhet të hapet kjo temë. Duhet parë cilat janë pikat e përbashkëta, që këto propozime ne gjithë i kemi, gjithë pa përjashtim themi listat duhet të jenë të hapura, le t’i bëjnë listat e hapura”.
Nga ana tjetër, Bilall Kasami nga VLEN thotë se VLEN po shqyrton nëse do të mbështesë idenë për një, tre apo tetë njësi zgjedhore.