Kandidati i VLEN-it për kryetar të Tetovës Bilall Kasami në kuadër të fushatës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale tha se po punohet për të ndërtuar një rini të shëndetshme dhe aktive, me më shumë aktivitete kulturore e sportive.
“Veç më jemi duke punuar për një rini të shëndosh një rini të kulturuar që do të ketë aktivitete kulturore aktivitete sportive të përditshme me një jetë aktive. Në këtë drejtim veç më e kemi vënë në funksion qendrën rinore, ku të rinjtë çdo do të do të realizojnë projektet e tyre, duke shprehur kreativitetin e tyre”, tha Bilall Kasami – Kandidati i VLEN-it për kryetar të Tetovës.


